Tech

Galaxy Book, dy pajisje të reja të Samsungut

Përpos tabletit Tab S3, Samsungu në panairin MWC që po mbahet në Barcelonë ka prezantuar edhe dy pajisje të tjera dy në një.

Tabletët hibridë Galaxy Book 10 dhe Galaxy Book 12 janë pajisjet e reja të Samsungut.

Të dy pajisjet vijnë me sistem operativ Windows 10 dhe kanë ekrane Super AMOLED.

{gallery}

Galaxy Book 10 ka procesor Intel Core m3 të gjeneratës së shtatë, kamerë 5-MP në pjesën e pasme, 4GB RAM, 64 apo 128 GB hapësirë të brendshme dhe bateri që rri zgjuar deri në 10 orë pune.

Sa i përket Galaxy Book 12 ka procesor i5 të gjeneratës së shtatë, ekran 12-inç, kamerë 13MP dhe 4GB RAM në kombinim me 128GB hapësirë të brendshme SSD ose 8GB RAM me hapësirë të brendshme 256GB SSD.

Samsungu nuk ka treguar asgjë lidhur me datën e lansimit dhe çmimin e pajisjeve.