Me azhurnimin më të ri për Android, Viberi prezanton funksionin Create a Sticker, i cili mundëson ta krijoni koleksionin tuaj të stickerëve pa u larguar nga aplikacioni. Çdo koleksion mund t’i përmbajë deri në 24 stickerë.

Për ta filluar krijimin e stikereve, duhet ta hapni veglën e re për krijim në seksionin e platformës "sticker market" ose përmes menusë në kuadër të çdo bisede. Opsioni për editim/përpunim do t'ju mundësojë ta zgjidhni foton tuaj, përpara zoomimit, rrotullimit ose cropimit përmes veglës magic wand, shkruan KOHA Ditore. Është gjithashtu e mundur të shtoni dekorime. Krijimi përfundimtar mund të shënohet si publik ose privat, në varësi të preferencave të përdoruesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTelegram dhe Gboard tashmë i kanë zgjidhjet e tyre të personalizuara për krijimin e stikereve, por funksioni i Viberit aktualisht është shumë më i lehtë për t’u zbuluar sesa ai i Gboard-it dhe më i lehtë për t’u përdorur sesa ai i Telegramit.
Azhurimi, i cili e mundëson krijimin e stikereve të modifikuara në Viber do të jetë në dispozicion përmes Play Store në ditët në vijim. Përdoruesit e desktopit dhe iOS do të duhet të presin një kohë që funksioni të jetë në dispozicion edhe në platformat e tyre.