Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Franca gjobit me 210 milionë euro Googlen dhe Facebookun

Rregullatorët francezë kanë goditur Googlen dhe Facebookun me gjoba prej 210 milionë eurosh për përdorimin e ‘cookies’.

Mbikëqyrësi i privatësisë së të dhënave, CNIL, ka thënë se të dy mediat sociale po e bënin të vështirë për përdoruesit e internetit të refuzonin gjurmuesit në internet.

Pëlqimi për përdorimin e skedarëve të personalizimit është kyç për rregulloren e BE-së për privatësinë e të dhënave dhe një përparësi kryesore për CNIL.

Kompanitë e mediave sociale kanë tre muaj të binden ose përballen me gjoba prej 100 mijë euro për çdo ditë vonesë.

‘Cookies’ janë paketa të vogla të dhënash që lejojnë shfletuesit e internetit të ruajnë informacione dhe të ofrojnë, për shembull, reklama të synuara.

"Kur pranoni skedarë ‘cookie’, bëhet vetëm me një klikim. Refuzimi i cookies duhet të jetë po aq i lehtë sa pranimi i tyre", ka thënë Karin Kiefer, kreu i mbrojtjes së të dhënave dhe sanksioneve të CNIL.

Edhe Franca gjobit TikTokun Tech Franca gjobit TikTokun

Në deklaratë, Komisioni Kombëtar “Informatique & Libertés” njoftoi se kishte gjetur se ndërsa gjigantët e teknologjisë siguruan një buton virtual për të lejuar pranimin e menjëhershëm të ‘cookies’, nuk kishte asnjë ekuivalent për t'i refuzuar ato aq lehtë.

Google dhe Facebook kanë thënë se janë duke vazhduar t’i zhvillojnë dhe përmirësojnë këto kontrolle.

Image