Nikon D810 fillimisht ishte prezantuar në vitin 2014, që do të thotë që sipas të gjitha standardve kishte ardhur moti koha që të paraqitet edhe pasardhësi.
Sipas raportimeve më të reja të sajtit Nikon Rumors, si duket tashmë është “konfirmuar: që pasardhësi i modelit Nikon D810 do të jetë Nikon D850”. Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë lajme për pasardhësin e Nikon D810, por kishte shumë supozime që do të jetë Nikon D820.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk dihet se pse Nikon është përcaktuar për një boshllëk kaq të madh në kuptimin e numrave të modeleve. Sa u përket specifikimeve, nuk dihet shumë tani për tani. Raportimet e mëhershme sugjeronin që Nikon D850 do të ketë sensor 45-46MP, ISO spektër të përmirësuara, ekran LCD dhe përkrahjen për dy kartela memorike.
Pritet që do të ketë të njëjtin sistem të autofokusit sikurse edhe Nikon D5. Ky model do të duhej të prezantohet deri në fund të korrikut.