Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Flipkart rrit fitimet

Gjiganti indian i shitjeve elektronike, Flipkart, ka mbledhur rreth 3.6 miliardë dollarë në tregun e aksioneve, në raundin e fundit të financimit.

Kompania që mbështetet nga Walmart deklaroi se paratë do t’i përdorë për të zgjedhur operacionet e saj dhe për të investuar më tutje në shërbimin e shpërndarjes.

Herën e fundit të mbledhjes së fondeve ia rriti vlerën e firmës në 37.6 miliardë dollarë, raporton BBC.

Vlerësimi i ri është më shumë se dyfishi i shumës që zinxhiri amerikan i shitjes me pakicë pagoi për shumicën e aksioneve në Flipkart tre vjet më parë.

"Ndërsa u shërbejmë konsumatorëve tanë, ne do të përqendrohemi në përshpejtimin e rritjes për miliona biznese të vogla dhe të mesme indiane”, ka deklaruar shefi ekzekutiv, Kalyan Krishnamurthy..

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në kategori të reja dhe në përdorim të teknologjisë së bërë në Indi për t’i transformuar përvojat e konsumatorit”, ka shtuar tutje ai.