Në rast se keni hasur në një "flamur" të kuq "?" në ndonjë nga rrjetet sociale, dijeni se nuk jeni i vetmi. Një meme është bërë tashmë virale në Twitter, ku komentues të shumtë në postimet e tyre po vendosin një 'emoji' në shenjë të flamurit të kuq.
Kjo zakonisht përdoret për të sugjeruar një paralajmërim apo 'rrezik' në postime, ku komentuesi shpreh një mendim që realisht "nuk e mendon" apo nuk pajtohet më të, shkruajnë mediat e huaja.
"S'kam pirë asnjëherë një pepsi", thuhet në cicërimën e kompanisë Pepsi, pasuar nga një flamur i kuq. "S'jam në Twitter", ka shkruar në mënyrë komike faqja zyrtare e këtij rrjeti social.
Ky 'emoji' është përdorur në shumë cicërimë të tjera, si mes shoqërive, mes çifteve e të tjera.
-
Fenomeni Vozinha vazhdon të jetë numri një
-
Ambasada marokene në Francë ankohet për djegien e flamurit
-
Rregulli për “mbulimin e gojës” nuk do të prezantohet në futbollin evropian
-
Policia paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të institucioneve të Kosovës
-
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit