Teknologjia anti-laser - e përshkruar këtë javë në revistën Nature - mund të ofrojë aplikime në një sërë fushash elektronike dhe optike, shkruan sot KOHA Ditore.
"Çdo ditë kemi të bëjmë me valë që janë të shpërndara në mënyrë të komplikuar - mendoni për sinjalin e telefonit mobil i cili reflektohet disa herë para se të arrijë në telefonin tuaj mobil", tha Stefan Rotter, profesor në Institutin e Fizikës Teorike të Universitetit të Teknologjisë në Vjenë, në një njoftim për shtyp. "Të ashtuquajturit laserë rastësorë e përdorin këtë shpërndarje të shumëfishtë. Laserët e tillë ekzotikë e kanë një strukturë të brendshme të komplikuar dhe të rastësishme dhe e rrezatojnë një model të veçantë individual të dritës kur furnizohen me energji".
Rotter dhe kolegët e tij e përdorën logjikën e laserit dhe punuan së prapthi, ndërtimi i një modeli i cili e tregonte strukturën e brendshme të një pajisjeje anti-laser mund të dizajnohej për ta absorbuar një frekuencë specifike të dritës.
"Për shkak të kësaj analogjie të ndryshimit të kohës në një laser, ky lloj absorbimi quhet anti-laser", tha Rotter. "Deri më tani, këta anti-laserë janë realizuar vetëm në strukturat njëdimensionale, të cilat janë goditur nga drita e laserit nga anët e kundërta. Qasja jonë është shumë më e përgjithshme. Ne ishim në gjendje të tregojmë se edhe strukturat e komplikuara arbitrare në dy ose tre dimensione mund ta absorbojnë në mënyrë të përkryer një valë të përshtatur në mënyrë specifike. Në këtë mënyrë, koncepti mund të përdoret për një gamë të gjerë aplikimesh."
Më shumë se vetëm një absorbues drite, anti-laseri punon për ta zhdukur efektivisht energjinë e valëve të dritës që i gëlltit....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)