Kompania e njohur kineze, Oppo, ka prezantuar telefonat e rinj R11 dhe R11 në fillim të këtij muaji, ku R11 ka filluar të shitet para dy jave.
Tani, edhe versioni R11 Plus ka filluar të shitet dhe për momentin është në dispozicion vetëm në Kinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOppo R11 Plus shumicën e specifikave i ka të ngjashme sikur Oppo R11, transmeton Koha.net. Procesori është i njëjtë – Snapdragon 660, po ashtu edhe kamerën kryesore të dyfishtë prej 20 MP + 16 MP.
Emri Plus aludon në ekranin e madh 6.43-inç, më shumë RAM memorie dhe më shumë energji. Ai vjen me 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 4,000 mAh.
Gjithashtu, çmimi ndryshon – Oppo R11 Plus kushton rreth 560 dollarë dhe është në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe ari.