Gjatë gushtit Chicago Tribune kreu një testin, i cili sugjeronte që telefonat e Apple dhe Samsung i tejkalojnë nivelet e rrezatimit të përshkruara për produktet elektronike. Kjo ka bërë që kohë më parë kundër dy kompanive janë ngritur akuza, ndërsa në të njëjtën kohë FCC ka vendosur ta hetojë situatën e krijuar, raporton Ubergizmo.
Përfundimi është se pajisjet e krijuara nga Apple dhe Samsung janë të sigurta dhe brenda niveleve të përcaktuara të rrezatimit të përshkruara nga FCC, shkruan KOHA Ditore. Kjo u bë e ditur edhe në një tweet të fundit nga Bloomberg.
Apple më parë e lëshoi një deklaratë zyrtare në të cilën kompania thekson se të gjitha modelet e iPhone, përfshirë iPhone 7, janë plotësisht të certifikuara me FCC dhe në të gjitha vendet e tjera ku iPhone është duke u shitur. Kompania gjithashtu thekson se i përmbush plotësisht të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e përcaktuara, gjë që tani është konfirmuar edhe zyrtarisht.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Apple hetohet nga Italia
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025