"Timelinein", me listën kronologjike të aktiviteteve të njerëzve që i ndjekim në rrjetin social, Facebooku e quan News Feed. Megjithatë, News Feed ka kohë që e ka humbur formatin e vet klasik dhe i ka dhënë prioritet disa postimeve në krahasim me të tjerat, dhe përfshin reklama, raporton SlashGear.
Të dyja këto karakteristika janë bërë jashtëzakonisht irrituese për një numër të caktuar përdoruesish, veçanërisht nëse ata nuk e kanë idenë se pse një postim ose reklamë është më e veçuar. Nuk ndihmon as fakti që nuk ekziston mundësia që kjo gjendje të ndryshojë.

Facebooku tani është duke u përpjekur ta shpjegojë se pse shfaqen disa postime ose pse ato renditen më lart se të tjerat (pasi që nuk shfaqen gjithmonë në mënyrë kronologjike). Duke klikuar në "Why am I seeing this post?" në meny, zbulohet arsyeja konkrete, por në shumicën e rasteve kjo është për shkak se e kemi ndjekur një person të caktuar, apo jemi bashkuar në një grup që është i lidhur me tematikën e publikimit.
Përveç kësaj, funksioni e ofron njëfarë pasqyre në atë se sa shpesh kemi ndërvepruar me postimet që vijnë nga një person ose grup i caktuar. Gjithashtu, Facebooku do ta lidhë përdoruesin me konfigurimet ku mund të përcaktojë se çfarë dëshiron të shohë në Feedin e tij/sajm, shkruan KOHA Ditore.

Kur është fjala për reklamat në Facebook, ka kohë që ekziston opsioni "Why am I seeing this ad?", i cili tani tregon se përdoruesi ia ka dhënë e-mailin ose numrin e tij të telefonit kompanisë reklamuese dhe se rrjeti social nuk bën asgjë kokë në vete, por se ndërveprimi i plotë bazohet në marrëdhëniet midis kompanisë së reklamimit reklamën e të cilës e shohim, dhe përdoruesit.