San Francisco, 1 korrik – Facebook-u njoftoi dje se tashmë do të shfaqë kryesisht artikuj të vërtetuar, të bazuar në informacionin e dorës së parë dhe të shkruar nga gazetarët.
“Kur të publikohen artikuj të ndryshëm për të njëjtin lajm, algoritmi do të identifikojë atë që citohet më shpesh si burim informacioni dhe do ta bëjë atë të shfaqet në krye”, deklaroi gjiganti i rrjeteve sociale.
Në këtë mënyrë, Facebook-u synon të luftojë përhapjen e artikujve dhe videove që nuk kanë për qëllim të informojnë, por të mashtrojnë ose pengojnë përdoruesit, për qëllime politike ose financiare/AFP.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Meta kërcënon t’i largojë nga Facebooku përmbajtjet e lajmeve në SHBA
-
Facebooku do të detyrojë përdoruesit më të rrezikuar të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë
-
Facebooku ia ndalon policisë amerikane përdorimin e profileve të rreme për spiunim
-
Zuckerbergu i mohon akuzat e informatores, Frances Haugen