Tech

Facebooku me akuza ndaj Apple për sjellje antikonkurruese mbi ndryshimet e privatësisë

Foto: Reuters, lajme teknologjike, mark zuckerbeg

Facebooku ka akuzuar të mërkurën rivalin Apple për përfshirje në praktika antikonkurruese, duke bërë kështur tjetër goditje në “luftën” disa mujore të gjigantëve të teknologjisë për ndryshimet e planifikuara të privatësisë së Apple për sistemin operativ iOS14.

“Apple po sillet në mënyrë antikornkurruese duke përdorur kontrollin në App Store për përfituar linjën e tyre të fundit në kurriz të krijuesve dhe bizneseve të vogla. Pikë”, u ka thënë gazetarëve zëvendëspresidenti i Facebookut për Reklama dhe Produkt të Biznesit, Dan Levy.

Kompania më e madhe në botë e rrjeteve sociale ka zhvilluara reklama të plota në gazetat kryesore duke kritikuar planet e Apple, të cilat do të kuftojnë aftësinë e aplikacioneve për të mbledhur të dhënat nga telefonat e njerëzve që mund të përdoren për synimet e reklamimit.