Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku mbron ndikimin e platformave të tij tek të rinjtë

Facebooku ka mbrojtur ndikimin e platoformave të tij, duke deklaruar se Instagrami ka “ndihmuar në mënyrë afirmative” të rinjtë.

Shefja e sigurisë në Facebook, Antigone Davis, ka dëshmuar të enjten në Senatin amerikan, lidhur me mbrojtjen e fëmijëve.

Paraqitja e saj në Senat ka ardhur pasi një rrjedhje tregonte sesi hulumtimi i vetë Instagramit kishte gjetur se platforma mund ta dëmtojë mirëqenien e fëmijëve.

Shefi i Instagramit Adam Mosseri, ka deklaruar më parë se ndikimi i aplikacionit në shëndetin mendor të adoleshentëve, ishte “shumë i vogël”.

Komiteti u hap duke përsëritur hulumtimin e Facebook -ut, të raportuar fillimisht nga Wall Street Journal, sipas të cilit, Instagrami mund të ketë një ndikim negativ në imazhin e trupit dhe vetëvlerësimin

“Adoleshentët fajësojnë Instagramin për rritje të shkallës së ankthit dhe depresionit”, thuhet në këtë hulumtim.

Edhe Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve Tech 3 j. më parë Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve

Mirëpo Davis i ka thënë Komitetit se “hulumtimi është bërë për ta bërë platformën më të mirë, për të minimizuar të keqen dhe për të maksimizuar të mirën, dhe për të identifikuar në mënyrë proaktive se ku mund të bëhen përmirësime”.

“Ne duam që platformat tona të jenë një vend për ndërveprime të mira me miqtë dhe familjen, mirëpo ne nuk mund ta arrijmë këtë qëllim nëse njerëzit nuk ndihen të sigurt”, ka deklaruar Davis para Senatit.