Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku i konsideron talebanët terroristë – pezullon përmbajtjet që i përkrahin

Rrjeti më i madh social, Facebook, ka konfirmuar se i konsideron talebanët pjesë të organizatës terroriste dhe se i ka pezulluar të gjitha grupet dhe përmbajtjet përkrahëse për ta në këtë platformë.

Kompania ka thënë se e ka formuar një ekip ekspertësh për çështjen e Afganistanit për të monitoruar dhe fshirë përmbajtjet që lidhen me talebanët.

Kjo do të vlejë për të gjithë platformën e Facebookut, përfshirë Instagramin dhe WhatsAppin.

Rivalët Twitter e YouTube janë kritikuar kohëve të fundit për menaxhimin e përmbajtjeve që lidhen me talebanët.