Kompania Facebook po harton një plan masash kundër lajmeve të rreme mbi koronavirusin dhe është angazhuar të mbështesë fushatat e sakta informuese të autoriteteve globale shëndetësore.
Rrjeti social ka njoftuar se do të largojë nga platforma të gjitha postimet, fotot dhe videot që përhapin dezinformata për koronavirusin.
“Ne do të fillojmë të fshijmë postime me përmbajtje të rrezikshme duke u përpjekur t’i drejtojmë lexuesit në faqet me lajmet e sakta’’, deklaroi kompania, transmeton Alsat-m.
Kompania Facebook do të sigurojë hapësira falas për organizatat që kryejnë fushata për informacionin e saktë në lidhje me koronavirusin.
“Ashtu siç bashkësia globale shkencore dhe shëndetësore punon për sigurinë e njerëzve, edhe kompania jonë Facebook do t’i japë mbështetje punës dhe përpjekjeve të tyre”, përfundoi deklarata e kompanisë.
-
Facebook do t’i fshijë të gjitha dezinformatat në lidhje me vaksinën antiCOVID
-
Facebooku do t'i fshijë lajmet e rreme për vaksinën kundër COVID-19
-
Për tre muaj Facebooku fshiu 7 milionë postime të rreme rreth koronavirusit
-
Twitteri do të largojë lajmet e rreme dhe të dëmshme mbi koronavirusin
-
Facebook ndalon reklamat në platformën e saj që premtojnë shërimin e koronavirusit