Kur bëhet fjalë për respektimin e kushteve të përdorimit, Facebook është i ashpër dhe nuk toleron shkeljen e tyre.
Viktimë e radhës e politikës së rrjetit më të madh social në botë u bë lëvizja britanike “Britain First”, një grup ekstrem anti-islamik.
Në fillim të muajit, udhëheqësi i këtij grupi ekstremist, Paul Goldin dhe zëvendësja e tij, Jayda Fransen u gjetën fajtorë dhe dënuan me burgim për sulme për shkak të besimit, transmeton tch.
Faqja e mbyllur ndiqej nga më shumë se 2 milionë njerëz. Facebook sqaroi se vendimi për të mbyllur profilin e “Britain First”, por edhe faqen personale të Paul Golding dhe Jayda Fransen u mor pasi ata refuzuan që të hiqnin nga faqja e tyre përmbajtjet me sfond racist.
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Britania ndalon mediat sociale për nën 16-vjeçarët
-
Shpërthen dhuna anti-emigracion në Britani, digjen shtëpi dhe automjete
-
Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale
-
Gërvalla thotë se i është sulmuar faqja e Facebookut nga disa mijëra profile të rreme