Facebook ka filluar të fshehë numrin e "pëlqimeve" për postimet në Australi.
Përdoruesit e llogarive në të gjithë vendin, gjithashtu do të bllokohen nga shikimi i numrit të reagimeve dhe shikimeve të videove në postimet e përdoruesve të tjerë.
"Ne nuk duam që Facebook të ndjehet si një garë", tha kompania në një deklaratë.
"Kjo është një provë për të parë se si njerëzit merren me këtë format të ri. Me kalimin e kohës do ta kuptojmë nëse do ta përdorim këtë më gjerësisht", bëri të ditur kompania.
Më shumë se një miliardë njerëz përdorin Facebook-un në të gjithë botën, por gjigandi i mediave sociale është nën presion për të luftuar ndikimin e platformës në shëndetin mendor.
Në Australi, një në pesë fëmijë raportojnë se përjetojnë ngacmime në internet.
-
Meta bllokon mbi gjysmë milionë llogari në Australi
-
Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç
-
Australia detyron YouTuben t'i mbyllë llogaritë e përdoruesve nën 16 vjeç
-
A e zgjidh problemin e ngacmimit ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijë
-
Australia me ligj për ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç