Kompania Facebook i ka kërkuar falje familjes së mafiozit italian Salvatore Riina, i njohur si Toto, për heqjen e mesazhit të ngushëllimit pas vdekjes së tij javën e kaluar.
Facebook raportoi se mesazhet për ngushëllim në profilin e dhëndrit të Riina u hoqën gabimisht, pasi përdoruesit u ankuan se publikimi shkelte rregullat e rrjetit social.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas rivlerësimit, Facebook ktheu mesazhet në profil dhe kërkoi falje. Kreu i Cosa Nostra Toto Riina vdiq javën e kaluar në Parma, në moshën 87-vjeçare.
Mbetjet e tij mortore mbërritën sot në Sicili. Familja organizoi një varrim privat në qytetin Corleone, një çerdhe e mafisë, e cila u bë e njohur nga filmi “Kumbara”.