Softueri i inteligjencës artificiale (AI) e ka larguar për 95 për qind gjuhën e urrejtjes në rrjetin social, Facebook.
Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i teknologjisë në Facebook, Mike Schroepfer, transmeton KOHA.
“Fokusi qendror i përpjekjeve të inteligjencës artificiale për Facebookun është vendosja teknologjisë së përparuar për të mbrojtur njerëzit nga përmbajtjet e dëmshme”, ka thënë Schroepfer.
Facebooku ka rritur shpejtësinë në mësimin e makinerisë, kur algoritmet përmirësohen me automatizëm përmes përvojës, për të plotësuar mijëra përmbajtje nga postimet e policisë, fotot dhe videot që ndahen në platformat e saj.
Gjithashtu raportohet se Facebooku ka zhvilluar edhe një mjet të ri për detektuar gënjeshtrat e mëdha, videot e gjeneruara nga kompjuteri që duken si të vërteta.
“Për t’i thënë gjitha, tërë këto risi nënkuptojnë që sistemet tona të inteligjencës artificiale tani kanë një kuptim më të thellë dhe më të gjerë të përmbajtjes”, ka thënë ai.
-
FIFA zbulon shifrat e komenteve të urrejtjes në Botëror
-
Reklamat rrisin fitimet marramendëse të Instagramit dhe Facebookut
-
Meta paralajmëron version të ri të robotit virtual
-
Inteligjenca artificiale po krijon detektorin e rrenave
-
Facebooku formon ekip për të luftuar dezinformimin e inteligjencës artificiale në zgjedhjet e BE-së