Facebook ka hequr aplikacionin e ri për Android nga Google Play store, pasi u kritikua se grumbullonte padrejtësisht të dhëna nga përdoruesit dhe i dërgonte ato te rrjeti social.
Sot u është bërë thirrje përdoruesve të sistemit operativ Android nga ekspertë të sigurisë për të mos e instaluar këtë aplikacion, transmeton koha.net.
Bolt Lock App, që ishte një aplikacion për siguri i bërë nga kompania nën pronësi të Facebookut, Onavo, ishte krijuar për t’i mbrojtur të dhënat e ndjeshme nga aplikacionet e palëve të treta.
Bolt Lock App u lejonte përdoruesve që të ‘mbyllnin e bllokonin aplikacionet tjera’ që të mos hapeshin dhe nga përdoruesit kërkohej një fjalëkalim.
Por brenda në përshkrimin e aplikacionit është një rresht që shfaqet vetëm nëse përdoruesit shtypnin butonin ‘më shumë’ ku shkruhej se Bolt Lock App mbledh të dhënat dhe të njëjtat i dërgon te Facebook.
-
Facebooku alarmon përdoruesit për vjedhjen e fjalëkalimeve
-
Androidi po fshin 17 aplikacione që vidhnin informacione personale
-
Play Store heq mbi 850 mijë aplikacione
-
Disa aplikacione të Androidit kapen duke vjedhur fjalëkalimet në Facebook
-
Facebook pezullon mijëra aplikacione, shkak skandali Cambridge Analytica