Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebook do të lansojë aplikacion për video 360 shkallë

Facebook është duke lansuar aplikacionin e vet për video VR 360 shkallë, ka bërë të ditur vetë kompania, transmeton koha.net.

Ky aplikacion nuk është version i plotë i ri i rrjetit social, ndërsa do të shfaqë foto e video 360 shkallë nga faqja kryesore (timeline) e përdoruesve, nga smartfoni dhe kompjuterët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përdoruesit do të mund të pëlqejnë videot apo mund të shpërndajë vetë ato në Facebook.

 

Praktikisht, kjo nuk është krejtësisht e re, pasi video 360 shkallë në Facebook kanë mundur të postohen nga aplikacioni Gear VR, e cila është nën pronësi të Oculus, e të cilën e ka në pronësi Facebook.