Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Evakuohet Facebooku, pako e dyshimtë me gazin sarin

Specialistët e materialeve helmuese janë parë duke kontrolluar kampusin e rrjetit social Facebook në California, pasi dyshohet se në këtë hapësirë është lëshuar gazi sarin.

Facebooku ka evakuuar katër ndërtesa dhe dy persona besohet se i janë ekspozuar gazit sarin kur pranuan një pako që u testua pozitive për përbërës toksik, raporton KTV.

Njerëzit pranuan pakon e dyshimtë pasdite, por ekspertët mohuan të kenë pasur simptoma të gazit sarin. Agjentët nga San Francisko dhe FBI-ja kanë hulumtuar tërë zonën për pako tjera të dyshimta të agjentit sarin që është pa ngjyrë.

Sarini është një përbërës toksik që shkatërron sistemin nervor. Gjatë viteve të fundit, është përdorur si armë kimike dhe ekspozimi ndaj këtij elementi mund të jetë fatal për njeriun.