Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Essential Phone zgjeron tregun edhe në 4 vende tjera

Kompania e njohur amerikane Essential njoftonr se uebfaqja e saj zyrtare tani është në dispozicion në shumë vendet e botës.

Përmes një postimi në Twitter, kompania ka konfirmuar se fansat e saj nga Britania e Madhe, Franca, Japonia dhe Kanadaja tani mund të porosisin Essential Phone dhe aksesorët nga dyqani online essential.com, transmeton Koha.net.


Megjithatë, duhet theksuar se Essential ka uebfaqen edhe në gjuhën gjermane që nënkupton se edhe Gjermaninë mund ta shtojmë në listë.

Zgjerimi, përfundimisht, është një lajm i mirë për fansat e Essential Phone në këto vende dhe kjo gjë ndodhi në momentin kur kanë filluar spekulimet për pasardhësin e modelit PH-1. Kështu që është e arsyeshme të themi se gjenerata e ardhshme e telefonit Essential do të jetë në dispozicion më gjerësisht.

KËTU mund të lexoni për detajet dhe specifikat e Essential Phone.

Artikuj të ngjashëm