Avokati Gurmet Sing nga Nju Delhi në Indi i ka dërguar kompanisë WhatsApp një email me urdhrin që në afat brenda 15 ditësh të largojë nga aplikacioni i vet emotikonin i cili tregon gishtin e mesëm, ose do të ngrehë akuzë civile ose kriminale kundër tyre.
Sing pohon se bëhet fjalë për një gjest jo të mirë, i cili në Indi paraqet ofendim të rëndë.
“Sipas pikave 354 dhe 509 të Kodit Penal indian, është e ndaluar të shfaqen gjeste ofenduese te femrat,” shpjegon avokati, transmeton KP.
“Sipas pikës 6 të aktit ligjor të vitit 1994 në Indi, shfaqja e gishtit të mesëm paraqet shkelje në këtë vend", shtoi Sing, i cili beson se WhatsApp drejtpërdrejt shkel ligjin duke përfshirë këtë emotikon në aplikimin e tij.
-
BE-ja urdhëron Metan t’u japë rivalëve të inteligjencës artificiale qasje në WhatsApp
-
Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it
-
Rusia kufizon thirrjet në WhatsApp dhe Telegram
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë