Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Elon Musk shpallet “Personi i vitit”, kritikohet zgjedhja

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, është shpallur “Personi i vitit 2021” nga revista prestigjioze “Time”. Nga kritikët, është cilësuar si zgjedhja më e keqe ndonjëherë, për shkak të kritikave të Muskut ndaj taksave, kundërshtimit të sindikatave e përpjekjeve për të ulur rreziqet që vinin nga COVID-19.

Musk, që është themeluesi i kompanisë aeronautike SpaceX, së fundmi u bë më i pasuri në botë dhe me rritjen e vlerës së aksioneve të kompanisë së tij të veturave elektrike, Tesla, pasuria personale kaloi vlerën e 300 miliardë dollarëve.

Duke e cilësuar si kloun, gjeni, vizionar, industrialist e showmen, “Time” e vlerësoi Muskun për themelimin e kompanive të tij.

Por kundërshtimet në SHBA erdhën për shkak se Musk shihet si figurë kontroverse sepse ka dalë haptas kundër taksave shtetërore e se ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për t’u ikur atyre.

Image

Senatorja Elizabeth Warren në Twitter vendimin e “Timet” e cilësoi si nevojë që kodi i taksave të reformohet ashtu që “personi i vitit t’i paguajë dhe të ndalojë ngarkimin e të gjithëve”.

Edhe Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë, pasuria e tij arrin mbi 700 miliardë dollarë Botë Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë, pasuria e tij arrin mbi 700 miliardë dollarë

Robert Reich, që shërbeu në administratën Clinton, ka thënë pas vendimit se i është kujtuar koha kur Musk kërcënoi me tërheqjen e aksioneve nëse punëtorët e tij do të krijonin sindikatë më 2019.

Musk po ashtu më 2020 u kritikua pas disa postimeve kundër rreziqeve të COVID-19.

Revista ka theksuar se vendimi i saj i përvitshëm s’është çmim, por “mirënjohje e personit me më së shumti ndikim gjatë vitit, për mirë, apo për të keq”.

“Time” përmendi edhe fuqinë e Muskut në rrjete sociale. Ai ka 66 milionë ndjekës në Twitter dhe me postimet e tij ka shkaktuar shpeshherë “trazira”. Ka ditur të ngrisë vlerën e aksioneve e të ulë me vetëm një postim.

Edhe Elon Musk është sërish njeriu më i pasur në botë Botë Elon Musk është sërish njeriu më i pasur në botë

Joe Biden dhe Kamala Harris ishin fituesit e çmimit më 2020.

“Time” zgjedh “Personin e vitit” që nga 1927-a.