Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Elon Musk demonstron çipin brenda kokës së një derri, synon kurimin e sëmundjeve tek njerëzit

Miliardieri Elon Musk ka demonstruar të premten pajisje që lidhë kompjuterin dhe trurin brenda një derri të quajtur Gertrudë, një çip që do të ketë synim kurimin e sëmundjeve tek njerëzit. 

Në një lidhje direkte të cilën e filloi vonë, Musk ka zbuluar tre derrkucë, njëri i cili nuk kishte çip, tjetri që e kishte pasur në të kaluarën dhe Gertruda e cila aktualisht kishte një të tillë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gertruda sillej rreth vendit të saj duke nuhatur dhe ngrënë, derisa tinguj të fortë mbushnin vendin dhe një pamje tregonte në kohë reale aktivitetin e trurit të saj. Musk ka sqaruar se Gertruda e kishte çipin në kokë për dy muaj.

Por pse Musk e provoi këtë pajisje tek një derr e jo te njeriu?

“Derrat janë të ngjajshëm me njerëzit. Nëse duam të zgjidhim gjërat për njerëzit, atëherë derrat janë zgjedhje e mirë”, ka sqaruar Musk, pasi u pyet se pse kishte eksperimentuar me derra.

Këtë projekt ai e ka quajtur “Three little pigs”, ndërsa thotë se një çip nuk është më i madh se 23 milimetër.

Kompania e tij Neuralink aplikoi për nisjen e testimeve në njerëz vitin e kaluar.

Ky program-pajisje mund t’i mundësojë njerëzve që kanë sëmundje neurologjike që të kontrollojnë telefonat apo kompjuterët me anë të mendjes së tyre, shkruan CNN.

Por ambiciet afatgjata janë që të niset epoka të cilën Musk e quan “aftësitë mbinjerëzore”.

Njerëzit duhet të bashkohen me inteligjencën artificiale, thotë ai, pjesërisht edhe për t’iu shmangur skenarit ku AI bëhet aq i fuqishëm sa të shkatërrojë racën njerëzore.

Sidoqoftë, shkencëtarët si Ari Benjamin, nga Universiteti i Pennsylvania ka thënë se pengesa më e madhe ne tërë këtë projekt mund të jetë kompleksiteti i pafund i trurit të njeriut, transmeton KOHA.

“Kur t’i kenë marrë kodet, do të kenë nevojë t’i dekodojnë, dhe një ditë edhe do të arrijnë deri te barriera e cila është mungesa e të kuptuarit bazë rreth asaj se si punon truri jonë, pavarësisht se sa neurone i regjistrojmë për të parë se si punojnë”, tha ai.