Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Elon Musk beson se e di kush është krijuesi i Bitcoinit

Prapa pseudonimit Satoshi Nakamoto, që njihet edhe si themeluesi i valutës kryesore digjitale Bitcoin, mund të jetë eksperti i kriptomonedhave, Nick Szabo. Kështu pretendon Elon Musk, pronari i Space X dhe Tesla.

Sipas Muskut, megjithëse nuk mund të thuhet me siguri, idetë e teoritë e Szabos për kriptovalutën kryesore ngjasojnë me atë që po ndodh me Bitcoinin.

"Duket sikur Nick Szabo, ndoshta më shumë se kushdo tjetër, është përgjegjës për evolucionin e këtyre ideve. Ai pretendon se nuk është Nakamoto, por nuk jam i sigurt se çfarë mund të jetë e vërtetë. Duket se ai është më përgjegjës për idetë prapa Bitcoinit se kushdo tjetër”, tha Musk.

Bitcoin u krijua në tetor të vitit 2008 nga Satoshi Nakamoto, një pseudonim që njerëzit besojnë se mund të jetë një person ose më shumë.

Në vitin 2014, një ekip studiuesish linguistikë studiuan “letrën e bardhë” të Nakamotos për Bitcoinin, pastaj atë të Szabos dhe shkrimet e 10 krijuesve të tjerë të mundshëm. Rezultatet që u gjetën ishin të padiskutueshme.

"Numri i ngjashmërive gjuhësore midis shkrimit të Szabos dhe ‘letrës së bardhë’ të bitcoinit është të pabesueshme", thanë studiuesit.

Një raport i “New York Times” i vitit 2015 gjithashtu lidhi shpikjen e bitcoinit me Szabon. Ai ka folur publikisht për historinë e bitcoinit dhe teknologjinë blockchain, por ka mohuar vazhdimisht pretendimet se ai është shpikësi anonim pas aseteve digjitale. Një arsye tjetër që ai lidhet me bitcoinin është krijimi i kriptomonedhës "bit gold" në vitin 1998.

Musk theksoi se nuk ka shumë rëndësi se kush qëndron prapa Bitcoinit.

Për të mbështetur mendimin e tij, ai citoi William Shakespearen, i cili ka thënë: "Trëndafili do të kishte erë po aq të ëmbël me çdo emër tjetër".

Artikuj të ngjashëm