Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ekspertët alarmojnë: Një virus i rrezikshëm po përhapet nga Blutoothi i telefonave

Pronarët e smartfoneve janë paralajmëruar për një virus të tmerrshëm, i cili mund të marrë në dorë pajisjen tuaj dhe kërcënon miliarda pajisje në gjithë botën.

Përdoruesit e telefonave të mençur janë paralajmëruar për nje virus te rrezikshëm, i cili po shpërndahet përmes Bluetooth.

Ekspertët e sigurisë kanë thënë se virusi i rri po përhapet përmes Bluetoothit. Virusi BlueBorne po prek pajisjet për shkak të dobësive në pajisje përmes rrugës së Bluetooth.

Vrimat e sigurisë iu lejojnë sulmuesve që të marrin kontrollin mbi gadgets e Bluetooth, të ekzekutojnë kodet dhe të interferojnë në trafikun ndërmjet pajisjeve.

Gadgets e prekur janë në sistemet Android, Windows dhe Linux, si dhe versionet e mëhershme të iOS, ka bërë të ditur kompania për kërkime të sigurisë Armis.

Edhe Kontrolloni iPhonen tuaj sepse ka mundësi që po ju vjedhin para Tech Kontrolloni iPhonen tuaj sepse ka mundësi që po ju vjedhin para

Ekspertët thonë se rreziku më i madh nëse personi i prekur nga virusi përdorë bankën.

BlueBorne atëherë do të përhapet në secilën pajisje me Bluetooth të aktivizuar dhe mund të bartet madje edhe në kompjuterët e bankës. Sulmet nuk kërkojnë që viktima të shkarkojë ose të klikojë në ndonjë link.

Ata thjesht duhet të kenë Bluetooth të aktivizuar, shkruan Kosovapress, duke i ndihmuar në këtë mënyrë BlueBorne për t’u shpërndarë në shkallë të gjerë.

Viktimat mund të jenë plotësisht të pavetëdijshme se pajisjet e tyre janë të infektuara.

“Nuk ka asnjë mekanizëm për të bllokuar lidhjet Bluetooth, ashtu që sulmuesit depërtojnë përmes një bypassi”, ka thënë Ben Seri, shefi i kërkimit në Armis Security.

Fansat e Apple janë të lumtur që versioni i fundit i iOS nuk është i prekur nga ky lloj virusi.

Edhe Telefonat, ndër burimet më të rrezikshme për përhapjen e koronavirusit Tech Telefonat, ndër burimet më të rrezikshme për përhapjen e koronavirusit

Pajisjet e prekura nga virusi janë Google Pixel, Samsung Galaxy, Samsung Galaxy Tab, LG Watch Sport, Pumpkin Car Audio System.

Për të mbrojtur veten nga BlueBorne, siguroni që pajisja e juaj të ketë përditësimin e fundit. Nëse nuk e dini nëse pajisja juaj është e prekur nga virusi, atëherë mënyra më e mirë është që ta fikni Bluetooth për një kohë të gjatë.