Tech

ECS-ja po përgatitet të lansojë minikompjuterë të rinj gjatë panairit CES

Kompania ECS gjatë panairit CES 2020 do ta prezantojë serinë e re LIVA të Mini PC-ve dhe sistemeve all-in-one. Pajisjet e reja janë të destinuara për argëtim, por edhe për përdoruesit e biznesit, shkollat, shitjen me pakicë dhe industrinë e transportit, raporton KitGuru.

Seria LIVA e Mini PC i përmban disa konfigurime që i plotësojnë nevojat e mjediseve të ndryshme. Aty janë Premium LIVA series, LIVA Z3 Plus dhe Z3E plus të cilat janë të pajisura me procesorë të gjeneratës më të re Intel Core dhe i mbështesin performancat 802.11ax.

Image

Gjithashtu ofrohet edhe mbështetja e integruar Alexa për komandat zanore, si dhe seria speciale LIVA Mini PC me modulet CEC dhe LTE, disa dalje për ekrane, sllotin mSIM dhe LAN i dyfishtë Gigabitësh, shkruan KOHA Ditore.

PC ESC all-in-one, i emërtuar EH20GM, ka procesorin Intel Gemini Lake dhe është dizajnuar për edukim dhe mësim. Përdor softuerin Windows 10, ka kamerë rrotulluese dhe softuer për simulim virtual për kryerje të eksperimenteve shkencore.