Aksionet e kompanive më të mira botërore të teknologjisë kanë shënuar rënie, pas paralajmërimit të bankave investuese se vlera e tyre po shënon ngritje të shpejtë.
Aksionet e Apple shënuan rënie prej katër për qind, derisa aksionet e Alphabet ranë tre për qind, po aq sa ishin edhe humbjet e Facebook dhe Amazon. Microsoft është në minus dy për qind, derisa indeksi i kompanisë teknologjike Nasdaq shënoi humbje po ashtu dy për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInvestuesit tashmë që një kohë janë vënë në siklet për shkak të rritjes astronomike të vlerës së kompanive më të mëdha teknologjike, por shitjet e fundit u ndikuan nga raporti i drejtorit të investimeve Goldman Sax, i cili erdhi si paralajmërim për rrezikun në rritje të aksioneve të pesë kompanive më të fuqishme teknologjike.
Aksionet e Facebook, Amazon, Microsoft, Alphabet dhe Apple kanë shtuar gjithsej 600 miliardë dollarë në tregun e de-kapitalizimit këtë vit, që është baras me GDP e Hong Kongut dhe Afrikës Jugore së bashku, paralajmërohet në raportin e Goldman Sax.