Kaliforni, 28 shtator– Videokamerat për të vëzhguar shtëpinë do të shndërrohen tashmë në dron.
Quhet ”Ring Always Home Cam” dhe kompania ”Amazon” e ka zbuluar atë së bashku me altoparlantët e rinj inteligjentë ”Echo” dhe pajisjet e fundit ”Fire TV”.
Sistemi i mbikëqyrjes i videove në shtëpi përbëhet nga një dron që fluturon automatikisht në zonat e paracaktuara të shtëpisë, në mënyrë që të ofrojë pamje të shumta me një kamera të vetme dhe më pas kthehet në bazë dhe rimbushet.
Pajisja, e cila u desh dy vjet për t’u zhvilluar, regjistron vetëm kur është në fluturim dhe lëviz në zonat e paracaktuara nga përdoruesit të shtëpisë.
Do të kushtojë rreth 250 dollarë.
”Amazon” më pas prezantoi altoparlantët e rinj, ”Echo” dhe ”Echo Dot”, gjithashtu në versionin e madhësisë së një ore dore/ANSA.
-
Gjermania financon 50 mijë dronë sulmues për Ukrainën
-
Dronët, shqetësim për sigurinë në Kupën e Botës
-
“I dëgjoj para se t’i shoh”: Si po përhapin frikë dronët në Kolumbi?
-
Fuqitë ushtarake evropiane planifikojnë program të përbashkët për mbrojtje me dronë
-
Dronët për të cilët Gjermania do të shpenzojë mbi 250 mln euro s’kanë dhënë rezultat në Ukrainë