Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Dronët livrues të Wing fluturojnë në Virginia

Shërbimi për livrim të dërgesave me dronë është lansuar në Virginia. Filiali i Alphabet tani po u livron ushqim dhe artikuj të shëndetshëm dhe ilaçe banorëve të Christianburgut në Virginia pasi e mori lejen e Qeverisë dhe u bashkua me lojtarët e mëdhenj, si Fedex dhe Walgreens.

Wing deklaroi se bëhet fjalë për shërbimin e parë komercial të livrimit me dronë në Shtetet e Bashkuara.

Videoja e postuar në video-shërbimin YouTube e tregon një çift të moshuar dhe një familje me fëmijë të cilët përdorin telefona mobilë dhe zgjedhin se çfarë dëshirojnë t’u livrohet, shkruan KOHA Ditore. Pastaj punëtori e vendos porosinë në një kuti kartoni, e cila duket si një Happy Meal i madh. Kutinë më pas e ngjet në grep, ndërsa droni e tërheqë dhe e forcon në fluturim.

Fluturakja në fund arrin në adresë dhe ua lëshon kutinë atyre që i kanë porositur produktet.

Image

Qëllimi i Wing është t’i zëvendësojë me dronë automjetet lifvruese dhe kështu ta zvogëlojë numrin e automjeteve në rrugë. Ata gjithashtu duan që përmes dronëve ta lehtësojnë qasjen tek personat me lëvizshmëri të kufizuar. Kompania premton që livrimi do të kryhet brenda pak minutash pas porosisë.