Gjiganti amerikan i shitjeve online, Amazon, ka siguruar miratimin nga rregullatori kombëtar i aviacionit për nisje të dërgesave përmes dronëve në Shtetet e Bashkuara. Kjo kompani me bazë në Sietëll ka thënë se miratimin e ka pranuar përgjatë fundjavës nga Aministrata Federale e Aviacionit.
Certifikimi e dërgon kompaninë më afër qëllimit “të shërbimit autonom përmes dronëve, të cilët një ditë do të bartin dërgesat te konsumatorët tanë në gjithë botën”, ka thënë David Carbon, zëvendës-president i Prime Air, që funksionon në kuadër të kompanisë Amazon. Carbon ka thënë se qëllimi i kompanisë në të ardhmen është që të jetë në gjendje të ofrojë dërgesa në afat prej 30 minutave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmazon ka thënë se ky miratim është “hap i rëndësishëm”, mirëpo ka shtuar se ende duhet në fazën e testimit të dronëve. Gjiganti tjetër për dërgesa, UPS, në fund të vitit të kaluar ka siguruar miratimin e rregullatorit amerikan për të nisur shërbimin ajror përmes dronëve, dhe tani synon të zgjerojë operacionet edhe në sektorin e shëndetësisë dhe sektorë tjerë.
Një numër kompanish, sikurse kompania simotër e gjigantit Google, Alpabet, janë duke punuar në shërbimin e dërgesave përmes dronëve. Amazon nuk ka thënë ende se kur pret të përdorë dronët për dërgesa te konsumatorët. Në dhjetor të vitit 2013, shefi dhe themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, pati thënë në një intervistë televizive se dronët do të shkojnë nëpër shtëpitë e konsumatorëve brenda pesë vjetëve./REL