Teksa pritej që Samsung të hidhte shumë shpejt në treg produkin e tij më të ri, celularin e palosshëm, një tjetër kthesë kanë marrë gjërat. Gjiganti i teknologjisë është detyruar të anulojë të gjitha parapagimet që janë bërë nga klientët, për blerjen e Samsung Galaxy Fold.
Siç mësohet, smartfoni nuk është ende gati të hidhet në treg për përdoruesit për shkak të problemeve që ka shfaqur, transmeton KJ raportimet.
Samsung njoftoi lançimin e smartfonit të ri në shkurt, por përdoruesit që testuan telefonin raportuan se gjatë përdorimit ai kishte pësuar thyerje.
Kjo detyroi kompaninë që të tërheqë modelin e ri, duke pranuar se ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.
Modeli i smartfonëve të palosshëm përfaqëson edhe gjeneratën e ardhshme të telefonave inteligjentë.
Ky smartfon do të kushtojë 2 mijë dollarë dhe do të shitet fillimisht vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Transformimi që ndryshon përditshmërinë: Si telefoni im u shndërrua nga një vegël pune, në asistent inteligjent
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?