Tech

Dead or Alive 6 kërkon CPU goxha të fuqishme

Loja Dead or Alive 6 ka mbërritur të premten në PC, ndërsa Koei Tecmo Games i ka publikuar kërkesat sistemore PC për lojën, të cilat janë publikuar në Steam. Loja është gjithashtu në dispozicion për PlayStation 4 dhe Xbox One, përcjell overclock3D.

Sipas kërkesave zyrtare sistemore PC, ata që kanë procesorë më të dobët do të kenë probleme gjatë luajtjes së lojës, sepse Koei Tecmo rekomandon CPU i7-8700. Gjithashtu, kërkesat e rekomanduara përfshijnë 16GB memorie.

Për fat të mirë, kërkesat në fushën e kartelave grafike nuk janë aq rigoroze, kështu që minimumi është GPU GTX 770, ndërkohë që rekomandohet përdorimi i kartelës grafike GTX 1060, shkruan KOHA Ditore.

Kërkesat minimale për PC:

OS: Windows 10 (64-bitësh)

CPU: Intel Core i5-4690 ose më i mirë

GPU: NVIDIA GeForce GTX 770

RAM: 8GB

HDD: 50GB hapësirë ​​të lirë

Kërkesat e rekomanduara për PC:

OS: Windows 10 (64-bitësh)

CPU: Intel Core i7 8700 ose më i mirë

GPU: NVIDIA GeForce GTX 1060

RAM: 16GB

HDD: 50GB hapësirë e lirë

Dead or Alive 6 në PC vjen nëpërmjet platformës Steam, ndërsa loja është në dispozicion nga 1 marsi.