Tech

Counterpoint Research: Realme është brendi i telefonave me rritjen më të shpejtë

Kompania Realme ka qenë shumë aktive kohët e fundit duke e lansuar telefonin e vet të parë premium (X2 Pro) dhe duke e paralajmëruar shtrirjen e biznesit në tregun evropian.

Tani, kompania hulumtuese Counterpoint Research, në raportin e saj Global Smartphone Shipments për tremujorin e tretë të këtij viti, thekson se Realme është brendi i smartphone me rritjen më të shpejtë, ndërsa ka arritur të jetë në pozitën e shtatë të listës së prodhuesve, raporton GSMArena.

Gjatë periudhës midis korrikut dhe shtatorit, Realme gjeneroi mbi 10 milionë livrime telefonike, që paraqet një rritje prej 808 për qind në nivel vjetor, duke e bërë kompaninë tregun me rritjen më të shpejtë. Arritja e kompanisë kineze është edhe më mbresëlënëse kur dihet se livrimi global i telefonave është ngadalësuar ndjeshëm.

Kur bëhet fjalë për prodhuesit e tjerë, Counterpoint thekson se Samsungu e ka ruajtur pozicionin e parë për nga livrimi, pasuar nga Huawei dhe Apple, , shkruan KOHA Ditore. Xiaomi, Oppo dhe Vivo i zënë tre vendet e tjera përpara Realme. Në fillim të këtij muaji Realme njoftoi se i kishte tejkaluar 17 milionë përdorues brenda më pak se dy vitesh.

Brendi tani shtrihet në mbi 10 vende në Azi dhe Evropë, ndërsa së shpejti do të dalë edhe në tregun 5G me telefonin i cili punon falë serisë së 7-të të ardhshme të çipseteve të Qualcomm.