Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Commodore 64 vjen vitin e ardhshëm

Vitin e ardhshëm do të kthehet kompjuteri më i shitur shtëpiak i të gjitha kohërave, për të zgjuar nostalgjinë dhe të kthejë lojërat e shkëlqyeshme.

Commodore 64 në edicionin mini, më i lehtë dhe me dizajn të njëjtë, do të kthehet në vitin 2018, transmeton ksp.

C64 Mini do të kushtojë 60 dollarë dhe do të sjellë lojërat e licencuara Commodore 64 dhe një kontrollues për lojëra.

Ai kyçet në TV me ndihmën e kabllos HDMI dhe ka dy porte USB për lidhje me kontrolluesin shtesë dhe memorien.

Brenda C64 Mini gjendet programi bazik dhe tastiera, e cila nuk do të jetë funksionale, por është vendosur me qëllim të argëtimit.

Edhe Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6 Tech 1 muaj më parë Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6

C64 Mini do të ketë filtra të ri CRT, të cilët do të paraqesin lojërat deri në rezolucion 4K. Është shtuar edhe mundësia për incizim direkt në lojë.

{gallery}