Retro Games dhe Koch Media planifikojnë ta ri-publikojnë Commodore 64, i cili do ta zëvendësojë mikro-konzolën ekzistuese të kompanisë "THEC64 Mini" dhe do të jetë një replikë komplete në madhësi të plotë të kompjuterit klasik shtëpiak, raporton “Overclock3D”.
Modeli i ri "THEC64" do të livrohet me tastierë plotësisht funksionale, e cila do t’ia mundësojë kompjuterit që ta përdorë gjuhën e integruar të programimit BASIC pa nevojën e përdorimit të tastierës së jashtme USB. Në këtë mënyrë, do të krijohet një përvojë edhe më autentike e Commodore 64.
Ashtu si modeli THEC63 Mini, THEC64 do livrohet edhe me 64 lojëra dhe mundësinë e shfaqjes së videove nëpërmjet HDMI@720p në raportin Pixel Perfect 4:3, me gjerësinë e plotë, CRT filtera dhe opsione të displej mode. Azhurnimet softuerike për pajisjen do të jenë gjithashtu në dispozicion përmes USB-së. Ndryshe nga versioni THEC64 Mini, THEC64 livrohet me një xhojstik të azhurnuar i cili ka mikro switche, shkruan KOHA Ditore.
THEC64 do të lansohet më 5 dhjetor dhe do të kushtojë 120 dollarë.