Loja F1 2019 është planifikuar të lansohet më 28 qershor, ndërsa lojtarët e Legends Edition do të kenë qasje tri ditë më herët (nga 25 qershor). Codemasters tani i ka publikuar kërkesat sistemore PC për F1 2019, të cilat janë kryesisht të ngjashme me ato për F1 2018, raporton “Overclock3D”.
Megjithatë, edhe pse kërkesat sistemore janë të ngjashme, F1 2019 gjithsesi vjen me përmirësime të shumta vizuale, si ndriçimi, simulimi më preciz i materialit dhe konfigurime të tjera, shkruan KOHA Ditore.

Kërkesat minimale:
OS: 64-bit Windows 7, Windows 8, Windows 10
CPU: Intel i3 2130 / AMD FX4300
RAM: 8 GB RAM
GPU: Nvidia GTX640 / HD7750
DirectX: Version 11
HDD: 80 GB hapësirë të lirë
Kërkesat e rekomanduara:
OS: 64-bit Windows 10
CPU: Intel i5 9600k / AMD Ryzen 5 2600x
RAM: 16 GB RAM
GPU: Nvidia GTX 1660ti / RX590
DirectX: Version 12
HDD: 80 GB hapësirë të lirë