Historia e kësaj rregulloreje daton në vitet 1950, kur pronarët e librarive mbaheshin përgjegjës për shitjen e librave që kanë “përmbajtje të turpshme”, të cilat nuk mbrohen nga Amendamenti i Parë. Një çështje përfundimisht arriti në Gjykatën e Lartë, e cila u shpreh se krijoi një “efekt ftohës” për të mbajtur dikë përgjegjës për përmbajtjen e dikujt tjetër
(AP) - Njëzet e gjashtë fjalë të përfshira në një ligj të vitit 1996 për rishikimin e telekomunikacionit kanë lejuar kompanitë si Facebook, Twitter dhe Google të rriten në gjigantët që janë sot.
Një çështje që nxirret përpara Gjykatës së Lartë të SHBA-së këtë javë, Gonzalez kundër Google, sfidon këtë ligj – domethënë nëse kompanitë e teknologjisë janë përgjegjëse për materialin e postuar në platformat e tyre.
Gjyqtarët do të vendosin nëse familja e një studenti amerikan të vrarë në një sulm terrorist në Paris mund ta padisë Google, i cili zotëron YouTuben, mbi pretendimet se algoritmi i rekomandimeve të platformës video ndihmoi ekstremistët të përhapnin mesazhin e tyre.
Një rast i dytë, Twitter kundër Taamnehut, gjithashtu fokusohet në këtë lloj përgjegjësie, edhe pse në baza të ndryshme.
Rezultatet e këtyre rasteve mund ta riformësojnë internetin nga mënyra siç e njohim ne. Seksioni 230 nuk do të çmontohet lehtë. Por nëse është kështu, moderimi në internet mund të transformohet në mënyrë drastike.
Dyshimet
Nëse një faqe lajmesh ju quan në mënyrë të rreme mashtrues, mund ta padisni botuesin për shpifje. Por nëse dikush e poston atë në Facebook, nuk mund ta padisësh kompaninë – vetëm personin që e ka postuar.
Kjo falë nenit 230 të Aktit të Komunikimeve të vitit 1996, i cili thotë se “asnjë ofrues ose përdorues i një shërbimi kompjuterik ndërveprues nuk do të trajtohet si botues ose folës i çdo informacioni të ofruar nga një ofrues tjetër i përmbajtjes së informacionit”.
Kjo frazë ligjore i mbron kompanitë që mund të presin triliona mesazhe nga paditë në harresë nga kushdo që ndihet se i është bërë padrejtësi nga diçka që dikush tjetër ka postuar – pavarësisht nëse ankesa e tyre është legjitime apo jo.
Politikanët në të dyja anët kanë argumentuar, për arsye të ndryshme, se Twitter, Facebook dhe platforma të tjera të mediave sociale kanë abuzuar me këtë mbrojtje dhe duhet ta humbasin imunitetin e tyre - ose të paktën duhet ta fitojnë atë duke përmbushur kërkesat e vendosura nga qeveria.
Seksioni 230 gjithashtu lejon platformat sociale të moderojnë shërbimet e tyre duke hequr postimet që, për shembull, janë të turpshme ose shkelin standardet e vetë shërbimeve, për sa kohë që ato veprojnë me “mirëbesim”.
Si u krijua seksioni 230?
Historia e kësaj rregulloreje daton në vitet 1950, kur pronarët e librarive mbaheshin përgjegjës për shitjen e librave që kanë “përmbajtje të turpshme”, por që nuk mbrohet nga Amendamenti i Parë. Një çështje përfundimisht arriti në Gjykatën e Lartë, e cila u shpreh se krijoi një “efekt ftohës” për të mbajtur dikë përgjegjës për përmbajtjen e dikujt tjetër.
Kjo do të thoshte se paditësit duhej të provonin se pronarët e librarive e dinin se po shisnin libra të turpshëm, ka thënë Jeff Kosseff, autori i “Njëzet e gjashtë fjalët që krijuan internetin”, libër për Seksionin 230.
Para disa dekadash interneti komercial po ngrihej me shërbime si CompuServe dhe Prodigy. Të dy ofruan forume në internet, por CompuServe zgjodhi të mos e moderonte, ndërsa Prodigy, duke kërkuar një imazh miqësor për familjen e bëri.
CompuServe u padit për këtë dhe çështja u hodh poshtë. Megjithatë, Prodigy u gjend në telashe. Gjykatësi në rastin e tyre vendosi se “ata ushtronin kontroll editorial - kështu që ju jeni më shumë si një gazetë sesa një stendë gazetash”, ka thënë Kosseff.
Kjo nuk u pëlqeu shumë politikanëve, të cilët shqetësoheshin se rezultati do të dekurajonte kompanitë e sapoformuara të internetit nga moderimi. Dhe lindi Seksioni 230.
“Sot mbron si nga përgjegjësia për postimet e përdoruesve, ashtu edhe nga përgjegjësia për çdo pretendim për moderimin e përmbajtjes”, ka bërë të ditur Kosseff.
Çka ndodh nëse hiqet Seksioni 230?
“Gjëja kryesore që bëjmë në internet është që flasim me njëri-tjetrin. Mund të jetë email, mund të jetë media sociale, mund të jetë tabela mesazhesh, por ne flasim me njëri-tjetrin. Dhe shumë nga ato biseda mundësohen nga Seksioni 230, i cili thotë se kushdo që na lejon të flasim me njëri-tjetrin nuk është përgjegjës për bisedat tona”, ka theksuar Eric Goldman, profesor në Universitetin Santa Clara i specializuar në ligjin e internetit. “Gjykata e Lartë mund ta shqetësojë ose eliminojë lehtësisht atë propozim bazë dhe të thotë se njerëzit që na lejojnë të flasim me njëri-tjetrin janë përgjegjës për ato biseda. Në atë moment ata nuk do të na lejojnë të flasim më me njëri-tjetrin”.
Ka dy rezultate të mundshme. Platformat mund të bëhen më të kujdesshme, siç bëri Craigslist pas miratimit në vitin 2018 të një ligji për trafikim për qëllime seksi, i cili krijonte një përjashtim nga Seksioni 230 për materialin që “promovon ose lehtëson prostitucionin”. Craigslist hoqi shpejt seksionin, i cili nuk kishte për qëllim të lehtësonte punën seksuale. Kompania nuk donte të rrezikonte.
“Nëse platformat nuk do të ishin imune sipas ligjit, atëherë ato nuk do të rrezikonin përgjegjësinë ligjore që mund të vinte me pritjen e gënjeshtrave, shpifjeve dhe kërcënimeve të Donald Trumpit”, ka theksuar Kate Ruane, ish-këshilltare e lartë legjislative për Unionin Amerikan të Lirive Civile që tani punon për PEN America.
Një mundësi tjetër: Facebook, Twitter, YouTube dhe platforma të tjera mund të braktisin moderimin fare dhe të lënë të mbizotërojë emëruesi më i ulët i përbashkët.
Shërbime të tilla të pamonitoruara mund të përfundojnë lehtësisht të dominuara nga mashtruesit, si 8chan, faqe famëkeqe për përmbajtjen grafike dhe ekstremiste.
Çdo ndryshim në Seksionin 230 ka të ngjarë të ketë efekte valëzuese në tekstet në internet anembanë globit.
“Pjesa tjetër e botës po godet internetin edhe më shpejt se SHBA-ja”, ka treguar Goldman. “Pra, ne jemi një hap prapa pjesës tjetër të botës për sa i përket censurimit të internetit. Dhe pyetja është nëse ne mund të rezistojmë edhe vetë”.
Përktheu: Blerta Haxhiu