Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Cisco paralajmëron mungesë të çipave të kompjuterëve gjatë gjithë vitit 2021

Kreu i gjigantit të internetit “Cisco”, Chuck Robbins, ka deklaruar se mungesa e çipave të kompjuterëve do të zgjasë gati gjatë gjithë vitit 2021.

Shumë kompani kanë pasur vonesa në prodhim për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve, të shkaktuar nga pandemia me COVID-19.

Mirëpo, Robbins ka thënë për BBC-në se mungesa pritet të zgjasë.

“Mendoj se do të kemi një gjashtëmujor tjetër deri sa të përmirësohet kjo. Ofruesit janë duke krijuar më shumë kapacitet. Kështu besoj se situata do të përmirësohet në 12 ose 18 muajt e ardhshëm”, ka thënë ai.

Robbins është një nga krerët e teknologjisë deklaratat e të cilit peshojnë nëpër debate për shkak se 85% e trafikut të internetit përdor sistemin e Cisco-s.

Ndërkohë, shumë kompani teknologjike dhe automobilistike kanë përgjysmuar prodhimin për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve, në mesin e të cilave edhe prodhuesi i Mercedez-Benzit dhe ai i Mitsubishit.

 

Artikuj të ngjashëm