Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Cisco me ofertë mbi 20 miliardë dollarësh për blerjen e Splunk

Prodhuesi i pajisjeve të rrjetit Cisco (CSCO) Systems ka bërë një ofertë blerjeje me vlerë mbi 20 miliardë dollarë për prodhuesin e softuerit Splunk (SPLK).

Sipas raportimit të Wall Street journal të premten, oferta është bërë së fundmi dhe kompanitë nuk janë në bisedime aktive, transmeton CNN.

Cisco nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Splunk tha se nuk komenton thashethemet apo spekulimet.

Në nëntor të vitit të kaluar, Splunk me qendër në San Francisko njoftoi se Doug Merritt kishte dhënë dorëheqjen si shefi ekzekutiv i saj dhe kryetari i kompanisë, Graham Smith, do të ishte drejtues i përkohshëm.