Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Çfarë zbuloi NASA nga minjtë e dërguar në hapësirë

NASA ka dërguar minj në dhjetëra misione në hapësirë që nga viti 2014, një habitat i veçantë i dizajnuar për mikrogravitet.

Në mënyrën e tyre, astronautët brejtës po kontribuojnë në përpjekjen e njerëzimit për të eksploruar Marsin.

Përpara se NASA të dërgojë njerëz në udhëtimin e gjatë drejt planetit të kuq, fillimisht dëshiron të zbulojë efektet që jepi qëndrimi i gjatë në mikrogravitet.

Shkencëtari Scott Kelly kaloi një vit në hapësirë për të parë se çfarë do ndodhte me trupin e tij.

Eshtrat e tij u dobësuan, muskujt ju atrofizuan, gjenet ju ndryshuan  dhe pjesë e kokërdhokëve të syve iu enjten në mënyra që shkencëtarët ende nuk arrijnë të shpjegojnë plotësisht.

Edhe Shkencëtarët zbulojnë “orën matëse të kilometrave” në tru Lifestyle 10 muaj më parë Shkencëtarët zbulojnë “orën matëse të kilometrave” në tru

Dhe tani NASA publikoi rezultatet e raportit të tij për një grup minjsh që kaluan 37 ditë në hapësirë.

Agjencia tha se është një mision me kohë të gjatë duke u bazuar në shkallën e jetëgjatësisë së brejtësit.

Shkencëtarët studiuan një video të sjelljes së kafshëve për të kuptuar sesi përshtateshin  me mungesën e peshës.

Fillimisht brejtësit dukeshin të hutuar dhe ngurrues. Pastaj shumë shpejt filluan të ecnin e të gjenin destinacionet e tyre, ndërsa filluan të hanin vetë.

Minjtë madje zhvilluan një sjellje të re që shkencëtarët e quajtën "ndjekja e garës". Minjtë vraponin në zero-gravitet rreth habitatit të tyre sikur të ishte një rrotë brejtësi.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt pse minjtë e bënë këtë. Teoria kryesore është se e bënin për kënaqësi.

"Sjella përfaqëson biologjinë e trupit. Na informon për shëndetin e përgjithshëm dhe funksionimin e trurit,"-tha April Ronca, studiuese e NASA-s, përcjell Ora.

Edhe "Nëse flemë, ata na kafshojnë" - Brejtësit mbushin kampet e banorëve të zhvendosur të Gazës Botë 2 muaj më parë "Nëse flemë, ata na kafshojnë" - Brejtësit mbushin kampet e banorëve të zhvendosur të Gazës

Në fund të misionit të tyre, minjtë u kthyen në Tokë në gjendje të mirë. Ata peshonin po aq sa një grup minjsh në Tokë dhe trupi i tyre ishte në gjendje të shkëlqyer sipas NASA-s.