Ka kaluar një muaj nga publikimi i kartelës grafike AMD Radeon VII, ndërsa prodhuesit janë goxha të ngadalshëm në publikimin e blloqeve të plota të ujit për këtë model.
Bykski, një prodhues i popullarizuar i komponentëve për ftohje me ujë në regjioni azi-pacifik tani ka sjellë të parin bllok uji për Radeon VII – komponentin që është dizajnuar në mënyrë specifike për ftohjen e kartelës grafike referente Radeon VII, përcjell Overclok3D.
Sikurse edhe shumica e prodhuesve tjerë edhe Bykski e krijon bllokun e vet të ujit duke shfrytëzuar bllokun prej bakri me elektro-shtresën dhe mbulesën e qartë akrilike, ndërsa zgjidhja e saj implementon edhe ndrishtresën dhe mbulesën e qartë akrilike, ndërsa zgjidhja e saj implementon edhe RGB ndriçimin 5v Addressablem, shkruan KOHA Ditore.
Tani për tani, prodhuesit Premium të blloqeve të ujit, si EK, ende nuk kanë publikuar zgjidhjet e tyre për AMD Radeon VII, edhe pse EK është duke përgatitur bllokun e vet për këtë GPU. Blloku i Byksi, AMD Radeon VII Full Cover GPU për ftohje me ujë shitet me çmim prej 140 dollarësh.