Në Britaninë e Madhe, Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë po punon në bashkëpunim me kompanitë Apple dhe Google në një aplikacion që lejon Bluetooth të ndjekë personat e infektuar, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.
Para fillimit zyrtar, ekipi i inovacionit të shërbimit digjital të shërbimit shëndetësor do të testojë një version të softuerit nga kjo javë në veri të Anglisë.
Aplikacioni bazohet në një regjistrim vullnetar, i cili dërgon një alarm në rast se kohët e fundit keni rënë në kontakt me një person të infektuar dhe rekomandon qëndrimin në karantinë.
Përdoruesi i infektuar, situata e të cilit vërtetohet me një provë, duhet të shkruajë një kod verifikimi të marrë së bashku me raportin shëndetësor/ANSA.
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Britania ndalon mediat sociale për nën 16-vjeçarët
-
Anglia do të përdorë teknologji të veçantë shkaku i temperaturave të larta
-
Çka duhet ditur para se të kërkoni këshillë shëndetësore nga ChatGPT-ja?
-
TikToku forcon masat për verifikimin e moshës në BE