Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Brenda javës Meta pritet të marrë vendim për rikthimin e Trumpit në Facebook

Kompania mëmë e Facebookut, Meta po përgatitet të njoftojë nëse do ta lejojë ose jo ish-presidentin amerikan Donald Trump të kthehet në Facebook dhe Instagram, raportoi Financial Times të dielën.

Gjigandi i rrjeteve sociale ka njoftuar më parë se do të vendosë nga 7 janari nëse do ta lejojë kthimin e ish-presidentit amerikan. Sipas raportimit, vendim pritet të njoftohet më pas gjatë muajit, duke cituar një person të njohur me çështjen.

Meta ka formuar një grup pune për t'u përqendruar në këtë çështje, i cili përfshin personel nga ekipet e politikës publike dhe komunikimit, si edhe nga ekipi i politikës së përmbajtjes.

Zhvillimi vjen pasi Elon Musk, pronari i ri i Twitterit, anuloi një ndalim të përhershëm ndaj Trumpit në nëntor të vitit të kaluar në platformën të cilën tashmë e ka në pronësi.

Trumpi këmbënguli se ai nuk kishte interes për t'u kthyer në Twitter.