Fansat evropianë të telefonit Xiaomi Black Shark 2 Pro do të mund ta blejnë një model të këtillë më 9 tetor përmes shitjes së shpejtë. Përveç blerjes së një prej telefonave më të shpejtë për gaming në treg, janë edhe disa përfitime shtesë, raporton GSMArena.
Me telefonin në pako vjen edhe një gamepad falas, së bashku me 50% zbritje për çdo shtesë për gaming, shkruan KOHA Ditore. Gamepadi e ka një çmim të rregullt prej 90 euro ndërsa e shndërron telefonin në konzolë dore. Vetë kontrollori gjithashtu e përfshinë një shtëpizë mbrojtëse në të cilën mund të kyçen dy pjesë të gamepadit.
Më shumë detaje për këtë shitje të shpejtë janë të disponueshme në sajtin BlackShark.com, ku gjithashtu mund të regjistroheni për njoftime rreth shitjes së ardhshme.
-
Black Friday në ShopAZ – Zbritje deri në 70% në të gjitha kategoritë!
-
GIGABYTE Gaming Monitor 200Hz vetëm 84 € me kodin welcome25!•
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Blerjet nga Shein, Temu dhe AliExpress bëhen më të shtrenjta në BE, shkak tarifa e re