Londër, 9 korrik – Bitcoin, kriptovaluta më e popullarizuar, konsumon më shumë energji elektrike se disa vende të ndryshme të botës.
“Miniera”, sistemi i përdorur për të lëshuar bitcoins përmes fuqisë informatike të shumë kompjuterëve të shpërndarë në të gjithë globin, kërkon 60, 45 terawatt orë energji në vit, thënë ndryshe më shumë se konsumi i energjisë elektrike në të gjithë Zvicrën, transmeton atsh.
”Kjo është theksuar nga indeksi i konsumit të energjisë elektrike të bitcoin”, sipas Universitetit të Kembrixhit.
Të dhënat, të përditësuara çdo 30 sekonda, tregojnë se prodhimi bitcoin përdor vetëm 0,27% të energjisë elektrike të konsumuar në botë.
Kjo shifër, merr një peshë tjetër krahasuar me nevojat energjetike të kombeve.
Bitcoin kërkon më shumë energji se Zvicra, që konsumon 58,46 terawatt në orë, me tetë milion banorët e saj/ANSA.
-
Qyteti zviceran ku pothuajse gjithçka po paguhet me bitcoin
-
KESCO kërkon nga qytetarët të kursejnë energjinë elektrike
-
KOSTT kërkon nga qytetarët të ulet konsumi, paralajmëron reduktime të “kontrolluara dhe të përkohshme”
-
KEDS: Konsumi rekord i energjisë po mbingarkon rrjetin elektrik
-
KEDS-i ankohet për mbingarkesë në rrjet pas rritjes së konsumit të energjisë