Ata që kanë gjendje financiare të sigurisht që nuk e kanë problem që në gaming sistemet e tyre të fusin komponente ekstravagante. Kjo sigurisht vlen për shumë përdorues në Britani të Madhe të cilët tani e kanë mundësinë ta blejnë kompjuterin jashtëzakonisht luksoz Orion X2, nga kompania 8Pack, përcjell KitGuru.
Është e diskutueshme nëse bëhet fjalë për PC pajisjen më të mirë për gaming, e cila mund të blihet në këtë moment, por definitivisht bëhet fjalë për një nga opsionet më të shtrenjta. 8Pack e promovon Orion X2 si "bishë për gaming" dhe jo vetëm si një kompjuter të zakonshëm pune, shkruan KOHA Ditore.

Praktikisht bëhet fjalë për dy kompjuterë në një, ndërsa specifikimet e sistemit primar janë si më poshtë:
CPU Intel Core i9-7890XE (18 bërthama, 36 threade), ftohje e lëngshme, i overclockuar;
RAM 128GB DDR4-3200;
Edhe
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
2 x kartela grafike Nvidia Titan RTX, ftohje e lëngshme, të overclockuara;
SSD 2TB Samsung 970 Evo M.2 (primar);
SSD 2TB Samsung 970 Evo M.2 (sekondar);
HDD 14TB Iron Wolf NAS ;
Furnizim 2000W;
Windows 10 Professional.
As konfigurimi sekondar nuk është i papërfillshëm, ndërsa i përfshin komponentët e mëposhtëm:
Edhe
GIGABYTE Gaming Monitor 200Hz vetëm 84 € me kodin welcome25!•
CPU Intel Core i9-9700K, ftohje e lëngshme dhe i overclockuar;
RAM 16GB DDR4-4000;
Kartelë grafike Titan RTX, ftohje e lëngshme, e overclockuar;
2 x 2TB Samsung 970 Evo M.2 SSD në RAID 0 (primar);
HDD 14TB Iron Wolf Pro NAS ;
Windows 10 Professional.
Edhe
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
Madje edhe ftohja me ujë është ekstravagante. Orion X2 e ka një sistem të trefishtë të ftohjes me ujë, me pllaka të modifikuara akrilike, shtatë rezervuarë, tre pompa dhe pesë metra gypa përmes të cilave kalojnë tetë litra lëng për ftohje.
OverclockersUK e shet kompjuterin Orion X2 me një çmim prej rreth 43,000 dollarë.