Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të nënshkruajë të enjten, urdhrin ekzekutiv për zbatimin e ligjit për subvencionim të prodhimit të gjysmëpërçuesve prej 52.7 miliardë dollarësh, ka njoftuar të enjten Shtëpia e Bardhë, shkroi Reuters.
Në fillim të këtij muaji, Bideni ka nënshkruar projektin për të rritur përpjekjet që SHBA-ja t’i bëjë konkurrencë Kinës me përpjekje shkencore dhe teknologjike.
Ligji synon të zbusë mungesën e vazhdueshme që ka prekur shumë produkte, duke filluar nga veturat deri te video-lojërat.
Urdhri i Bidenit përcakton gjashtë prioritete kryesore për të udhëhequr zbatimin e këtij ligji.
Shtëpia e Bardhë ka thënë gjithashtu se Departamenti i Tregtisë lansoi uebfaqen “CHIPS.gov”, i cili do të japë çmime financimi për prodhimin e çipave.
“Departamenti është i përkushtuar që të shpërndajë fondet sa më shpejt të jetë e mundur, duke siguruar gjithashtu kohën e nevojshme për të kryer kujdesin e nevojshëm", ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
-
Bideni me takim online për legjislacionin për çipat
-
Bideni nënshkruan ndihmën për Ukrainën
-
Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë
-
SHBA-ja njofton për veprime të fuqishme për sigurinë e Inteligjencës Artificiale
-
Bideni planifikon t’i bëjë thirrje popullit amerikan për financim për Ukrainën dhe Izraelin